Polici që ia vrau djalin u dënua me burg të përjetshëm: Babai i Jetmirit shpërthen në lotë, para gjykatësit

sh-polici Shefki Spahiu është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e të riut Jetmir Aliajt në vendin e punës në një kazino në Suharekë.

Ish-polici është dënuar për veprën penale vrasje e rëndë dhe manipulim të provave.

Lexo edhe:

Ku mbeti premtimi i kryetarit Haskuka për zhbllokimin e rrugës transitore?

Në pamje ai dhe familjarët e tjerë shihen të ngushëlluar me këtë vendim por edhe të pikëlluar për jetën e djalit të tyre.

Para shpalljes së aktgjykimit familjarët e Jetmir Aliajt kishin kërkuar që vrasësi i djalit të tyre të dënohet me burgim të përjetshëm.

Ndryshe, i akuzuari Spahiu dhe mbrojtësi i tij, avokati Emrush Kastrati, nuk ishin të pranishëm në sallë gjatë shpalljes se aktgjykimi

32 vjeçari Jetmir Aliaj, punonjës i një kazinoje në Suharekë, mbeti i vrarë me armë zjarri mëngjesin e 17 marsit të vitit të kaluar. Ngjarja ndodhi në vendin e tij të punës, derisa një grup personash kishin hyrë brenda për të kryer plaçkitje.