Policia: Gjatë vitit 2021 në Prizren ka pasur vetëm një rast të vrasjes, shqetësuese mbeten rastet e dhunës në familje

Sot, me datë 14 janar 2022, policia rajonale në Prizren, prezantoj raportin vjetor të punës. Përveç zyrtarëve policor në prezantim kanë marrë pjesë në cilësinë e mysafirit kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala dhe drejtoresha për Emergjencë dhe Siguri ne Prizren Ramize Sinani-Shala.

Në raportin vjetor të paraqitur nga drejtori rajonal në Prizren, u prezantua aktiviteti i policisë në marrjen e masave dhe zbatimin e vendimit të Qeverisë për masat covid-19, ku u potencua se brenda vitit janë shqiptuar 30.000 gjoba, për mosrespektimin e këtyre masave. Policia ishte e angazhuar edhe në ruajtjen e sigurisë gjatë manifestimeve dhe aktiviteteve kulturore. Gjatë vitin 2021 kishte shtim të patrullimeve dhe angazhimin e njësisë së biçikletave.

Me përkrahjen e OSBE-së dhe komunës në Prizren është bërë realizimi i kamerave në fshatin Novakë. Ndërsa sa i përket veprave penale u theksua së zbulueshmëria e veprave arrin shkallën në 80% të zbulueshmërisë, sidomos rastet e grabitjeve. Gjatë vitit 2021 në Prizren ka pasur vetëm një rast të vrasjes.

Shqetësim për policinë dhe shoqërinë është rritja e rasteve të dhunës në familje, megjithatë policia është duke bërë përpjekje maksimale që këto raste të minimizohen, dhe trajtimi i viktimave të dhunës në familje është duke u bërë në mënyrë profesionale.

Rastet me narkotike në sasi janë sekuestruar dhe kryerësit e veprave penale të tilla janë arrestuar.

Disiplina dhe ulja e shpenzimeve janë në nivelin duhur, edhe pse vazhdimisht kërkohet ngritje e disiplinës në mënyrë që të kemi shërbim profesional dhe respektim të lirive themelore te të drejtave të njeriut.

Një fjalë falënderuese për bashkëpunimin dhe rezultatet e mbajti kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala, si dhe drejtoresha për Emergjencë dhe Siguri znj. Ramize Sinani-Shala.

Ne fund të prezantimit të raportit u ndanë mirënjohje për policët të cilët te treguan rezultate të mira në punë gjatë vitit 2021.