Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në këmbimore
Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një grabitje në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila tha se pas marrjes së informatave për grabitje njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas Ahmetit, dyshohet se nën kërcënimin e armës është grabitur një shumë parash.
“Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Ahmeti./IO