25-11-2024

Policia jep detaje për rastin e ukrainases së vdekur në autostradë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë patrullimit në autostradën “Arbër Xhaferi” kanë hasur në trupin e pajetë të viktimës grua, shtetase e huaj.

Sipas policisë, njësitet relevante policore, prokurori dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.

Rastin, policia e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa rasti është në procedurë hetimore./KK


Pavin caffe

Asnjë koment

Comments are closed.