Policia jep detaje për vrasjen e tmerrshme në periferi të Malishevës
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e tmerrshme që ndodhi mbrëmë në fshatin Dragobil të Malishevës.
Zyra për Informim e PK-së, në një prononcim për “Indeksonline”, ka konfirmuar se të premten rreth orës 23:25 në fshatin Draboil të Malishevës është raportuar për një pjesëmarrje në rrahje e cila ka rezultuar me vrasje.
“Dyshohet se një person si pasojë e lëndimeve të marrë ka ndërruar jetë. Shtatë persona janë ndaluar lidhur me rastin dhe janë duke u kryer hetimet ndaj tyre”, thuhet në konfirmimin e organeve të sigurisë.
Ndryshe, Indeksonline mëson se i ndjeri ishte A.Shehu. nga fshati Maxharrë. Ai u sulmua nga disa të rinj me mjete të rënda të punës.