19-04-2024

Thyhet me eksploziv një bankomat në Rahovec

Në rast i vjedhjes së bankomatit të një banke mbetur në tentativë,  dhe dëmtim pasurie ka ndodhur në Rahovec.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Avdulla Bugari”, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

“Raportohet se persona të panjohur me mjete plasëse (eksploziv) kishin thyer bankomatin e  një banke, por nuk kishin arrit që ta marrin apo hapin kasafortën e parave”, ka njoftuar Policia.

Të dyshuarit kishin arrite të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit Audi A4 ngjyrë bronzi në pjesën e pasme kishte pas të vendosur një targë vendore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe rasti po hetohet nga kompetentët. /GazetaePrizrenit.net

P.S Foto nga Arkivi

Asnjë koment

Comments are closed.