24-11-2024

Policia jep raportin për aksidentin fatal në Piranë, ku vdiq një person

Djaloshi, Besmir Grulaj nga fshati Zojz i Prizrenit, ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e një aksidenti fatal,  që ndodhi rreth orës 19:40, në afërsi të fshatit Piranë, në magjistralen Prizren – Gjakovë.

Në këtë aksident mbetën të lënduar edhe tre persona të tjerë, njëri prej të cilëve më rëndë, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas burimeve të portalit, i lënduar tashmë është në gjendje stabile.

Policia në një raport të sotëm ka sqaruar se në aksident ishin të përfshira tri automjete: një veturë, një kamionetë dhe një traktor.

“Si pasojë e aksidentit, një mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa tre meshkuj kosovarë janë lënduar.  Me vendim të prokurorit, turpi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa një i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin zyrtar të policisë për rastin.

Një lexues i portalit Gazeta e Prizrenit ka dërguar këto pamje nga aksidenti:

Mësohet se vetura e cila drejtohej nga tani i ndjeri e ka goditur traktorin, që   kishte rimorkion e ngarkuar me ushqim bagëtish.

Lexo edhe:

A po shpërndanë mjegull kryetari Haskuka?!

Asnjë koment

Comments are closed.