Policia kap mbi 3 kilogramë marihuanë në kufirin me Shqipërinë në Morinë
Sonte rreth orës 19:00 në pikën kufitare Vermicë/Morinë në kufirin Kosovë-Shqipëri, një veturë me targa kosovare është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe në të njëjtën janë kapur disa kilogramë drogë të llojit marihuanë.
Siç njofton RTK, brenda policisë kufitare kanë bërë të ditur se vetura e tipit VW Toureg me targa KS me të hyrë në pjesën kosovare të territorit është ndaluar nga policia.
Pas kontrollit në veturë janë gjetur mbi tre kilogramë drogë e llojit marihuanë.
Lexo edhe:
Komuna e Prizrenit mezi arrin mesin e tabelës për përfaqësimin gjinor (Dokument)
“Pas gjetjes është njoftuar njësiti antidrogë dhe me urdhër të prokurorit është konfiskuar vetura dhe pronarit të veturës i është shqiptuar ndalesa prej 48 orësh.
Lajmin për konfiskimin e kësaj sasie droge, e ka konfirmuar edhe Nexhmi Krasniqi, nga Departamenti për Kufij në Policinë e Kosovës.