Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e të dyshuarve për plagosjen në Gjonaj të Prizrenit
Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur javën që shkoi në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve Rajonale DRP Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tyre lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personat:
1. Abedin Zenel LIKAJ 17.05.1957 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
2. Hajdin Zenel LIKAJ 13.05.1971, , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
3. Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
4. Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, Fshati Krajk komuna e Prizrenit
5. Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
6. Hajdar Abedin LIKAJ 22.07.1981, Fshati Krajk komuna e Prizrenit
“Personat kërkohen , për veprën penale “Vrasje e rende ne tentative”, “Lëndim I rëndë trupore “,:Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve” dhe” Pjesëmarrje ne rrahje ” e cila ka ndodhe me 22.05.2024 në fshatin Krajk/Gjonaj të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në njoftim po ashtu thuhet se kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër mund te dënohet sipas nenit 380 te KPK për VP Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com