Policia konfiskon 105 mijë euro – dyshohen si të falsifikuara, arrestohet i dyshuari
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka konfiskuar 105 mijë euro, që dyshohen se janë të falsifikuara
Aksioni ka ndodh gjatë ditës së sotme në rajonin e Gjilanit, ku për pasojë është arrestuar edhe i dyshuari.
“Lidhur me rastin gjatë veprimeve hetimore në mënyrë të kontrolluar është ndaluar automjeti me targa vendore të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit të realizuar në veturë janë gjetur dhe konfiskuar 105,000.00 €uro për të cilat ekziston dyshimi se janë para të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në lidhje me rastin është kryer kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit ku është gjetur makina për numërimin e parave.
Në këtë rast në total janë sekuestruar provat si në vijim:
100,000.00 €uro kartëmonedha nga 200 €uro.
5000.00 €uro kartëmonedha nga 100 €uro.
1 makinë për numërimin e parave.
3 telefona celular.
Lidhur me rastin me vendimin e prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për kryerje të veprave ‘’Falsifikimi i parasë’’ dhe ‘’Pastrim i parasë’’.