Familjarë, miq e kolegë të shumtë u bën bashkë sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit policit hero të Kosovës, Sami Thaqi.
Thaqi ndërroi jetë mbrëmë në krye të detyrës gjatë një operacioni policor në Zhur të Prizrenit, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:
Sot, më 29.01.2020, në fshatin Shkarashnik të Malishevës, me nderime shtetërore iu dha lamtumira e fundit, tashmë Heroit më të ri të Kosovës, policit Sami THAQI. Samiu, ra heroikisht në krye të detyrës mbrëmë gjatë një operacioni policor në Zhur të Prizrenit.
Policia e Kosovës ndan dhembjen me familjen e heroit Sami THAQI!