17-05-2024

Haskuka dhe kryepolici i Prizrenit, Alija, vizituan policin dhe fëmijën e plagosur

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë, Faton Alija, sonte kanë vizituar policin e plagosur, Jetmir Hasani dhe fëmijën, të cilët moren plagë nga shpërthimi i një mjeti eksplodues në një shtëpi në Zhur, ka njoftuar në faqen e tij zyrtare në facebook kryetari Haskuka. “Bashkë me drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, kolonel Faton Alija, vizituam spitalin rajonal të Prizrenit, në të cilin po shtrihen të lënduarit e rastit tragjik të mbrëmshëm ku shpërtheu eksplozivi në një shtëpi në Zhur dhe humbi jetën një polic.

Gjendja shëndetësore e policit dhe djaloshit të lënduar në spitalin e Prizrenit fatmirësisht është jashtë rrezikut dhe që të dy po marrin tretmanin e duhur mjekësor për t’u shëruar plotësisht.

Shpresoj që edhe polici i cili ka gjendje më të rënduar në QKUK të shërohet sa më shpejt dhe që të dy policët të rikthehen në vendet e tyre të punës për të vazhduar t’i shërbejnë vendit.

Uroj që rastet e tilla të mos përsëriten kurrë!”, ka shkruar kryetari Haskuka./tvprizreni.info/

Asnjë koment

Comments are closed.