25-04-2024

Policia në hyrje-daljet e Prizrenit

Prizreni mbrëmë është shpallur zonë karantine.

Në disa pika të rrugëve në Prizren sot kanë dalë ekipe të policisë, të cilat kanë bërë verifikimin e lëvizjes së automjeteve,  shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në kuadër të masave përmes ‘facebook-ut’ ka njoftuar qytetarët me vendbanim në Prizren, por që duan të kthehen në qytet si dhe nëse ka që janë me vendbanim në një komunë tjetër, por që duan të dalin nga Prizreni, mund ta bëjnë këtë, sot deri në ora 17:00.

Ai ka njoftuar se fshati Skorobisht është shpallur vatër e përhapjes së infeksionit, derisa vendimi për karantinë të fshatit Korishë mbetet në fuqi.

“Policia e Kosovës nga mbrëmë është në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe nuk do të lejohen lëvizjet pa autorizime brenda dhe jashtë komunës, sikurse edhe brenda dhe jashtë fshatit Skorobisht dhe Korishë”, ka shkruar ai. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.