Policia parandalon kontrabandën nga Serbia, sekuestrohen afro 3 mijë litra vaj motorik
Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në zonën kufitare me Serbinë.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur 161 bidonë të mbushur me gjithsej 2898 litra vaj motorik.

Malli i sekuestruar është dërguar në terminalin doganor në Merdar për procedura të mëtejshme nga Dogana e Kosovës.
Me autorizim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti për veprat penale “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare” dhe “Kontrabandim me mallra”.

Personi i dyshuar, pas intervistimit nga autoritetet, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.
Lexo edhe:
