Policia për raportimet rreth shpërthimeve në Veri: S’ka asgjë për shqetësim janë mjete piroteknike
Raportimet për shpërthim në Veri, Policia thotë se janë mjete piroteknike: S’ka asgjë për t’u shqetësuar.
Sonte u raportuar për një shpërthim tjetër në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, një disa pas incidenteve të njëpasnjëshme. Por sipas informacioneve të para, situata është e qetë dhe nuk është hedhur shok bombë, raporton Sinjali.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, tha se zhurmat që janë dëgjuar kanë qenë mjete piroteknike.
“S’ka asgjë shqetësuese. Janë dëgjuar zhurma të mjeteve piroteknike”, u shpreh Hoti.