Policia rajonale e Prizrenit ka kërkuar ndihmë për gjetjen e një 27-vjeçari të zhdukur
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se personi i zhdukur është Melidin Adili, nga fshati Borje i Shqipërisë.
Për herë të fundit thuhet se është parë nga shokët e tij të punës, në vendin e quajtur Zhilibeg, që gjendet në afërsi të fshatit Brod të Komunës së Dragashit, ku kishte dalë për të mbledhur boronica.
Lexo edhe:
Për gjetjen e tij, përveç Policisë se Kosovës dhe Shqipërisë, janë angazhuar edhe FSK’ja dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, por pa rezultate.
“Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë apo Shqipëri”, thuhet në njoftim
Njoftimi i plotë:
Me datë 04 Shator 2022 në orët e vona të mbrëmjes nga familjarët e tij është raportuar një person i zhdukur.
Personi Melidin (Izudin ) Adili , lindur me datë 24.05.1995 nga Fshati Borje I Republikës së Shqipërisë, i cili për here të fundit është parë nga shokët e tij të punës , me datën 04 shtator , më vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod , KK Dragashë.
Ai ka dalë në bjeshkët për të mbledhë Boronica, kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer .
Që nga momenti I raportimit të personit si person zhdukur, Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi.
Më vonë në këtë operacion përveç policisë së të dy vendeve janë përfshirë FSK –ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetar.
Peroni i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë apo Shqipëri .