26-04-2024

Aksident: Katër të lënduar në Suharekë, veturën po e voziste një i mitur

Katër persona të moshës së mitur janë lënduar në një aksident në Suharekë.

Vetura të cilën po e voziste i mituri humbi kontrollin, duke u përplasur me një gurë skaj rrugës, e më pas  me mbrojtësen e urës dhe ra poshtë saj.

Lexo edhe: 

Hetime ndaj testit për sekretarë shkollash të Prizrenit

“Vozitësi dhe tre pasagjer të mitur meshkuj pësojnë lëndime trupore dhe dërgohen në emergjencën e Suharekës. Vozitësi për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:

“Liria” shkëlqente edhe kur futbolli luhej në livadhe, por tash?!

 

Asnjë koment

Comments are closed.