03-05-2024

Policia rajonale e Prizrenit realizon 47 urdhëresa ndaj personave të kërkuar nga gjykata

Drejtoria Rajonale e policisë ne Prizren, në bazë të planit operativ realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë periudhës kohore 15 deri me 19.04.2024 ka realizuar 47 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale, percjell Gazeta e Prizrenit.

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Me ketë rast policia rajonale e Prizrenit i falënderojmë qytetaret për bashkëpunim me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ ose për mes numrit të telefonit 192 dhe 029 244-355.

Asnjë koment

Comments are closed.