28-05-2024

Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lufte

Policia serbe ka arrestuar sot një kosovar me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se i arrestuari është nga rajoni i Dukagjinit dhe ka qenë duke udhëtuar transit në territorin e Serbisë në momentin kur është arrestuar.

Rasti është denoncuar edhe nga familjarët tek institucionet e Kosovës ndërsa deri më tani nuk dihet asgjë më shumë për fatin e 54-vjeçarit.

Dje u ndalua edhe zv/drejtori i policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq dhe nëntë zyrtar tjerë të policisë së Kosovës. Derisa nëntë policët u liruan pas disa orëve i ndaluar vazhdon të mbetet Jankoviq.

P.S Foto ilustrim

Asnjë koment

Comments are closed.