28-05-2024

VIDEO: Macja kapet nga doreza e veturës për t’i shpëtuar përmbytjeve në Dubai

Këto pamje të një maceje që tenton t’i shpëtojë përmbytjeve në Dubai janë bërë virale në rrjete sociale. Videoja tregon macen duke u kapur pas dorezës së derës së një automjeti pjesërisht të zhytur në ujë.

Një oficer policie shihet duke marrë macen dhe duke e transportuar kafshën në një vend të sigurt.

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi të martën se vendi përjetoi reshjet më të mëdha në 75 vitet e fundit dhe se në Dubai ra më shumë shi se sa bie në një vit në rajon.

/abcnews.al

Asnjë koment

Comments are closed.