24-11-2024

Policia tregon nëse aksioni në veri lidhet me vrasjen e Zymberit dhe Ivanoviqit, një polic i plagosur

Përmes një komunikate, Policia e Kosovës ka sqaruar se operacioni policor i sotëm në veri nuk ka të bëjë me rastin e vrasjes së Heroit Enver Zymeri dhe ish politikanit Oliver Ivanoviq, siç potencohet në disa media serbe dhe lokale.

“Ashtu siç e kemi potencuar edhe në komunikatën e poshtëshënuar, këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disamujor i IPK-së dhe PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në veprimtari kriminale ‘pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal’ dhe vepra tjera të specifikuara”, thuhet në kumtesë.

Operacioni policor është ende në vazhdim e sipër, si pasojë e rezistencës në Veri të Mitrovicës një zyrtar policor është plagosur por është jashtë rrezikut për jetë, përderisa deri më tani janë arrestuar disa zyrtarë policorë, disa qytetarë si dhe janë konfiskuar gjësende të ndryshme përfshirë edhe disa armë.

Asnjë koment

Comments are closed.