20-05-2024

Policia zbret këtë fshat të Prizrenit: Bastisen disa shtëpi, konfiskohen armë ilegale

Policia zbarkon në fshatin Pouskë të Prizrenit: Bastisen disa shtëpi, konfiskohen armë ilegale

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje sot në tri lokacione në fshatin Pouskë në Prizren, ku kanë sekuestruar armë zjarri dhe municion. Gjatë operacionit në shtëpitë e tre të dyshuarve për kërcënimin serioz me armë ndaj dy qytetarëve, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë e tipit kallashnikov, dy pushkë gjuetie, një pushkë e modifikuar, një pistoletë dhe municion.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Mbrëmë pak para mesnatës, tre persona të armatosur dyshohet se u kanë dalë në pritë dy qytetarëve në fshatin Pouskë të Prizrenit. Bazuar në dëshminë e viktimave, derisa ata po lëviznin me automjetin e tyre, kanë hasur në tre personat e dyshuar të cilët nën kërcënimin e armëve dhe të veshur me uniforma, i kanë kthyer prapa. Si rezultat i denoncimit në organet e hetuesisë, njësitë policore kanë marrë veprimet hetimore që kanë ndihmuar në identifikimin e të dyshuarve. Tre të dyshuarve u është lokalizuar vendndodhja dhe të njëjtit më pas janë arrestuar dhe nën dyshimet për posedim te armëve ilegale, janë bastisur shtëpitë e tyre.

Ndërkohë përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se njëri nga të dyshuarit ka pranuar veprën për të cilën dyshohet.

“Dje me date 15.01.2023 rreth orës 23:10 dy persona kanë raportuar se derisa ishin duke lëvizur me automjet, në fshatin Pouske, Prizren iu kan dy përpara tre persona të armatosur, me uniform dhe I kanë kthyer prapa. Policia sapo e ka marr informatën kanë filluar hetimet. Sot gjatë ditës tre të dyshimtit janë identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar. Policia ka bërë bastisje në shtëpit e të dyshuarve, me atë rast kanë gjetë disa arme të paligjshme. Nga të dyshuarit Jane konfiskuar: Një (1) pushkë AK 47, dy(2) pushkë gjuetie, një (1) pushkë e modifikuar, dy pistoleta si dhe munition. Të dyshuarit pasi që janë intervistuar, me urdhër të prokurorit kujdestar janë mbajt në ndalim policor për 48 orë.”

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Asnjë koment

Comments are closed.