“Politikë e ‘kriminalizuar’”, zyrtarë të akuzuar edhe në Prizren

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar një raport të titulluar “Politikë e ‘kriminalizuar’”, në të cilin janë listuar gjetjet edhe për problemet që kanë me ligjin zyrtarë të partive të ndryshme në nivel komunal.

Kësaj liste në nivel vendi i prinë Partia Demokratike e Kosovës me gjithsejtë 68 politikanë të cilët akuzohen për vepra të ndryshme. E dyta në listë është Lidhja Demokratike e Kosovës më 41, AAK-ja e Haradinajt më 16 të tillë, dhe në vendin e pestë Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit me gjithsejtë 9 politikanë të akuzuar të pushtetit lokal në nivel vendi, pas NISMA-s që ka 12.

Partia e Kurtit ka një zyrtar të akuzuar në Klinë, dy në Malishevë, dy në Prishtinë, dy në Prizren, një në Mitrovicë dhe një në Viti, shkruan Gazeta Express.

Partia  Demokratike e Kosovës numër më të madh të zyrtarëve lokal të akuzuar ka në Drenas, gjithsejtë 16.

Derisa Lidhja Demokratike e Kosovës numër më të madh të politikanëve në nivel lokal të akuzuar ka në Gjilan, Mitrovicë dhe Suharekë./Express/

Raporti i IKD-së