26-04-2024

Ponte Prizreni përforcohet me amerikanin Marcus Myers

Klubi i Superligës së Kosovës në basketboll, Ponte Prizreni është përforcuar me amerikanin Marcus Myers.

Lajmin e ka bërë të ditur Ponte Prizreni në rrjetet sociale të mërkurën, transmeton Koha.net. Fundori 180 centimetra i gjatë te Ponte e zëvendëson Benjamin Nakwaaah që u largua dy ditë më parë.Myers së fundi ka qenë pjesë e klubit të elitës së Armenisë, Erebuni Yerevan. Luajti pesë ndeshje dhe me një mesatare prej 25.2 pikëve, 6 kërcimeve e 5.6 asistimeve.

Ponte Prizreni pas 24 ndeshjeve zë vendin e pestë në Superligë me 13 fitore e 11 humbje./k.net

Asnjë koment

Comments are closed.