03-10-2024

Prizren: Dyshohet se vrau prindërit, Suedia mund të refuzojë ekstradimin e të riut

A.H, i dyshuar për vrasjen e prindërve arrestohet në Suedi. Njohësit e drejtësisë thonë se Suedia mund të refuzojë ekstradimin e tij në Kosovë.

Një krim i rëndë, tronditi Prizrenin në janar të këtij viti.

Një qift bashkëshortor u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në lagjen Ortakoll të këtij qyteti.

E pas hetimeve të para, u ngritën dyshime se vrasjen e ka kryer i biri i tyre, 35 vjecari me inicialet  A.H.

Por, ai ishte arratisur nga Kosova.

E një ditë më parë u bë e ditur se i dyshuari është arrestuar në Suedi.

Tani institucionet e drejtësisë janë duke përgatitur kërkesë për ekstradimin e tij në Kosovë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prizren.

T7 ka kërkuar sqarime edhe nga Ministria e Drejtësisë, në lidhje me procedurat për ekstradimin e 35 vjecarit nga Suedia në Kosovë, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërsa , njohësit e fushës së drejtësisë thonë se ky rast është më i komplikuar pasi personi në fjalë ka nënshtetësi suedeze.

Gëzim Shala, Instituti i Kosovës për Drejtësi, theksoi se ka raste kur  shteti i Suedisë kishte refuzuar të ekstradojë persona në Kosovë.

E në raste të tilla, sipas Shalës, Kosova duhet ta transferojë gjithë rastin për hetim në autoritet Suedeze.

Por, dënimet në Kosovë dallojnë nga ato të Suedisë.

Përndryshe A.Hadri, 35 vjeç, është i dyshuar  për vrasjen e dy prindërve të tij, Durim dhe Suada Hadri. /GazetaExpress

Asnjë koment

Comments are closed.