26-04-2024

Prapë tërmet në Shqipëri

Lëkundjet sizmike vazhdojnë në Shqipëri

Pas tërmetit 4.1 të shkallës Rihter që u regjistrua pasditen e djeshme rreth orës 16:08 minuta me epiqendër në Bulqizë, goditje janë regjistruar edhe ditën e sotme.

Në mesnatë ka pasur një tjetër lëkundje po në Bulqizë. Fatmirësisht goditja ka qenë me magnituidë të vogël 2.5 me thellësi 8 km.

Në mëngjes në orën 07:25 minuta është regjistruar një tjetër tërmet në fshatin Kurbnesh në Lezhë me magnitudë 2.3 të shkallës Rihter dhe thellësi 19 km

Nuk raportohet për dëme materiale.

Asnjë koment

Comments are closed.