26-04-2024

Prej nesër kafiteritë ofrojnë shërbimin “merre me vete”

Prej nesër edhe prizrenasit mund të marrin me vete porositë, pasi ende nuk lejohet qëndrimi brenda objekteve, kjo si shkak i parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Po ashtu do të lejohet dalja dy herë në ditë nga dy orë, sipas shifrës së parafundit në numrin personal të letërnjoftimit, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Ndërkaq, sot paradite dhe në drekë janë parë disa qytetarë dhe veturë që kanë lëvizur nëpër qytet. Po ashtu lëvizje ka pasur edhe në pjesën e Marashit.

E ditët e fundit, lëvizje më e madhe dhe me tendencë rritjeje, përkundër ndërhyrjes së policisë, janë vërejtur në qendrën e Prizrenit.

Megjithatë, policia dje ka raportuar për ditën pa ndonjë të arrestuar për lëvizje në kundërshtim me masat e Qeverisë për Pandeminë.

Përndryshe, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se nëse nuk respektohen këto masa do t’i rikthejnë masat rigoroze sepse rrezikohet rikthimi i valës se pandemisë së virusit Corona.

Këto janë bizneset që do të rihapen nesër:

1. Floktarët dhe sallonet e ondulimit

2. Stomatologët dhe fizioterapeutët

3. Tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër

4. Gastronomia (merre-me-vete, take away)

5. Transporti hekurudhor

6. Transporti urban dhe ndër-urban (me leje të veçanta)

7. Qendrat e thirrjeve telefonike (me lista të stafit esencial), si dhe

8. Hapja e galerive dhe muzeve. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.