27-04-2024

Prej sot mbyllen disa rrugë për qarkullim të veturave në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se për shkak të nevojës për gropim të rrugës për rehabilitimin e linjës së ujit të pijes, nga data 05.07.2019 (e premte) do të fillojnë punimet në lagjen Ralin, me ç’rast do të jenë të mbyllura disa rrugë për qarkullim të veturave.

Kështu, rruga “Hafiz Ismail Haki” nga kryqëzimi që lidhet me rrugën “Ardian Zurnaxhiu”, si dhe një pjesë e rrugës “Enver Haradinaj” do të jenë të bllokuara deri në përfundim të punimeve. Automjetet e vogla në këtë rast si rrugë alternative mund t’i shfrytëzojnë rrugët “Hysen Rexhiq” që lidh lagjen e Kurilës me Ralinin, si dhe rrugën “Kosova” për qarkullim nga lagjja e Bazhdarhanes. Ndërkaq, rruga për Prevallë do të mbetet e hapur.

Sipas planit dinamik, punimet janë paraparë të zgjasin deri 21 ditë pune.

“Lusim qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe t’i shfrytëzojnë rrugët e tjera alternative derisa të kthehen këto rrugë në gjendje të rregullt”, thuhet në njoftim./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.