24-04-2024

Prej sot hapen këto veprimtari, ja rregullat që duhet t’i zbatoni

Sot ka nisur faza e parë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë dje ka publikuar masat e reja lehtësuese drejt daljes nga karantina të cilat do të fillojnë së zbatuari nga sot dhe do të zgjasin deri më 18 maj

Në mesin e këtyre masave është edhe hapja nga sot e lokaleve që shërbejnë klientë në disa veprimtari.
Kjo nuk do të vlejë njëherë për veprimtarinë e gastronomisë që përfshin kafenetë, baret dhe restorantet.

Lokalet do të hapen nga sot dhe numri i klientëve do të kufizohet në bazë të hapësirës së lokaleve. Konkretisht, do të lejohet një klient në çdo 8 metra katror.

Me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë ka obliguar pronarët e lokaleve që në hyrje të vendosin njoftimin për numrin maksimal të personave që lejohet të hyjnë brenda.

Ministria e Shëndetësisë ditë më parë publikoi fazat kthimit në normalitet. Sipas tabelës së publikuar nga kjo ministri, nga sot rinisin punën këto veprimtari:

Ndërtimtaria dhe patundshmëria,
tregtia e automjeteve (pjesërisht),
tregtia me pakicë (pjesërisht),
riparimi i artikujve personal dhe orendive,
zyra e konsulencës (me lista të stafit esencial).

Asnjë koment

Comments are closed.