16-04-2024

Prokuroria reagon për rastin e 26-vjeçarit, konfirmon se ka nisur hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka filluar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve, raporton Express.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka filluar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Babai i 26-vjeçarit, Naim Musliu ka deklaruar se djali i tij ka pasur probleme shëndetësore, e se fajtor për atë se çka ka ndodhur janë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe u.d. i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Pas këtij rasti, Ministri i Shëndetësië, Arben Vitia ka thënë se personalisht e ka menduar dorëheqjen.

“Si Arben Vitia qysh mbëmë kur e kam marrë lajmin, kam menduar dorëheqjen. Edhe në momentin kur po flas, si Arben Vitia, po e mendoj një gjë të tillë. Por po flas si ministër i Shëndetësisë që kam përgjegjësi shumëdimensionale, e një nga dimensionet do të jetë zbardhja e këtij rasti”, ka deklaruar ai.

Ai ka bërë thirrje nga çdo institucion të kryejë hetime.

“Ne do të bëjmë thirrje të bëhen hetime nga drejtësia, por edhe hetim parlamentar”, ka thënë Vitia para gazetarëve./Gazeta Express

Asnjë koment

Comments are closed.