Prej sot lirohen tarifat e roamingut për shërbimet e internetit me vendet e BE-së
Telekomi i Kosovës ka njoftuar se nga nesër do të ulën tarifat e roamingut për shërbimet e internetit me vendet e Bashkimit Evropian, në kuadër të marrëvshjes BE-Ballkani Perëndimor.
Me këtë hap, Telekomi i Kosovës/Vala përpos përmbushjes së obligimeve të marra ndaj partnerëve, përmbush edhe kërkesat e konsumatorëve tanë për shërbime të lira (të arritshme) roaming, duke qenë shumë konkurrues edhe me shërbimet e të dhënave (data) që ofrohen në BE, përmes aplikacioneve të ndryshme (e-SIM) online” thuhet në njoftim te Telekomit.
Siç bëhet e ditur, ky lehtësim po bëhet në përkrahje të iniciativës për ulje të tarifave të roamingut, përmes Deklaratës së përbashkët të mbi 38 operatorëve nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor.
“Me marrëveshjen e tyre vullnetare, operatorët u angazhuan për krijimin e kushteve me qëllim të uljes graduale të çmimeve të roamingut të të dhënave për përdoruesit fundorë që udhëtojnë ndërmjet shumicës së vendeve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor” thuhet në njoftim.
Lexo edhe:
Doli nga shtypi libri “Rogova, fshati im” i veprimtarit shumëvjeçar, Islam Gashi