Vendimi i presidentit për t’i falur këta të burgosur është marrë me 21 nëntor.
Personave të dënuar që i është falur dënimi janë:
Granit Paçarizi i cili ishte duke mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë. Këtij të fundit i është falur 1 vit.
Nazmi Mujota i cili po mbante vuajtjen e dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe i janë falur dy vjet dënim me burg.
Arlind Latifi i cili po mbante dënimin në Qendrën Korretuese të Smrekonicës i janë falur gjashtë muaj.
Dekreti i Presidentit Thaçi mban datën e 27 nëntorit të vitit 2019 ndërsa ngarkohet Ministria e Drejtësisë të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Dekreti. /zeri