26-04-2024

Zviceranët kthehen 3 vjet pas, nxjerrin nga “arkiva” mrekullinë e Shaqirit

Goli spektakolar i Xherdan Shaqirit në kampionatin europian të 2016-es me Zvicrën kundër Polonisë vazhdon të kujtohet me nostalgji dhe emocione në tokën helvete.

Media e njohur zvicerane e sportit “Blick Sport” e ka zgjedhur golin e futbollistit të Liverpulit në raundin e 1/16 të EURO 2016 ku shënoi fluturimthi golin më të bukur të turneut të kontinentit të vjetër.

Ai gol është zgjedhur si njëra prej kartolinave për festat e fundvitit dhe perla e Shaqirit do të kujtohet gjatë në zviceranët/Panoramasport.al

Asnjë koment

Comments are closed.