20-04-2024

Prizrenasi lë gojëhapur të gjithë: E vesh veturën e tij me 2.1 milionë kristale Swarovski

Kosovarët çdo ditë po e dëshmojnë se janë merakli të veturave të shtrenjta dhe luksoze.Nga Porsche e deri tek Lamborghini, rrugëve mund të shihni vetura me regjistrime të Kosovës. E sidomos në Prizren, ku veturat super luksoze janë me regjistrim të këtij qyteti.

Një qytetar i këtij rajoni e ka dekoruar veturën e tij Porsche në mënyrë interesante.

Ai ka shpërndarë një video në Facebook ku edhe ka treguar se Porschen e tij e ka veshur me 2.1 milionë kristale Swarovski.

Vetura shihet se është me tabela të rajonit të Prizrenit dhe video e tij ka marrë shumë pëlqime, pasi një dekor i tillë meraklitë e veturave i ka mahnitur.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet.

Asnjë koment

Comments are closed.