Thellimi i krizës – Presidentja Osmani e gatshme për takim me liderët politikë pasi dështimeve për zgjedhjen e kryetares
Në mesin e krizës politike që ka përfshirë institucionin më të lartë përfaqësues të vendit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur gatishmërinë e saj për të zhvilluar konsultime me liderët e partive politike në përpjekje për të tejkaluar bllokadën në Kuvend.
Këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina, ka bërë të ditur për KosovaPress se presidentja Osmani, përmes një letre zyrtare të datës 16 prill, i është drejtuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari, duke ofruar takime me krerët e subjekteve parlamentare.
Në letër, Osmani thekson se mbetet e hapur për konsultime në çdo kohë, sipas nevojës së partive.
“Presidentja mbetet e përkushtuar për dialog institucional, bashkëpunim dhe koordinim për hir të stabilitetit të vendit dhe interesit të qytetarëve”, thuhet më tej në qëndrimin e Presidencës.

Kandidatura e Albulena Haxhiut, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme të votave.