Prevalla errësohet edhe në një natë tjetër nën zjarr
Gjendje e rënduar në Prevallë, pasi edhe sonte po vazhdonë ende të digjen pyjet në këtë pjesë.
Gjatë ditës Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës, përmes një postimi në facebook ka bërë te ditur se janë angazhuar edhe mbi 20 zjarrfikës nga brigada e zjarrfikësve të Prizrenit dhe një ekip e Policisë së Kosovës nga stacioni i Prizrenit.
“Në shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij janë angazhuar edhe disa vullnetarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe pjesëtaret e FSK për të bërë vlerësimin e situatës për ndërmarrjen e masave për shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij”, bëhet e ditur në njoftim.
Më poshtë mund të ndiqni pamje nga gjendja e tanishme në Prevallë.