25-04-2024

Prevalla sot pati mijëra njerëz

Prevalla tash e sa kohë është një nga destinacionet më të pelqyera për fundjava dhe ditë festash.

Megjithatë, atraksioni sot ka tërhequr mijëra njerëz, duke shkaktuar tollovi të madhe.

Sipas një banori, nuk mbahet mend të ketë pasur kaq shumë njerëz në Prevallë, tash e 15 vite.

Ai ka deklaruar për Indeksonline se turmat e mëdha të pushuesve kanë bërë kaos total në vend.

Komunikacioni dhe hyrje-daljet e atraksionit turistik janë bllokuar gjithashtu./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.