02-12-2024

Prevalla zgjohet me asfalt të ri, dhe me pak borë

Java në Prevallë ka nisur me borën e parë dhe me punë.

Segmenti i fundit i rrugës Gonjo-Sellë-Prevallë ka filluar të asfaltohet sot.

Kompania që po kryen punimet Papenburg&Adriani është zotuar për përfundimin e asfaltimit të kësaj rruge para se të përkeqësohen kushtet meteorologjike.

Shtresa e parë e asfaltit ka filluar mëngjesin e sotëm dhe do të vazhdoi edhe gjatë ditës./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.