25-11-2024

Prishje në rrjetin elektrik anekënd Kosovës

Reshjet e dëndura të shiut me rritje të intensitetit në orët e pasditës të së dielës kanë shkaktuar një vrag prishjesh në Rrjetin Elektrik anëkend Kosovës. Zonat më të afëktuara janë ato të Prishtinës, Gjakovës dhe Ferizajt, ku reshjet janë më të dëndurat, të krakterizuara edhe me erëra të fuqishme.

Duke e pa situatën, KEDS është mobilizuar menjëherë. Ekipet tona janë gjatë gjithë kohës në terren me kapacitete të shtuara dhe po punojnë në sanim të dëmeve të shkaktuara. Kujtojmë që erërat dhe shiu i madh, po ashtu edhe drunjtë e thyer dhe rrugët e bllokuara nga vershimet po e bëjnë më të vështirë intervenimin dhe kjo po afekton në shumë raste edhe në kohëzgjatjen e sanimit të prishjeve.

Por, KEDS mbetet e përkushtuar dhe po bën të pamundurën që konsumatorëve të afektuar tu kthehet energjia elektrike sa më parë. Vlen të theksohet që mbi 90 për qind e konsumatorëve vijojnë të furnizohen pa ndërperje dhe nuk kanë ndonjë telashe sa i përket shërbimeve që marrin nga ne.

Ndërsa nga konsumatorët e afektuar kërkojmë mirëkuptim për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. KEDS do vazhdojë t’ju mbajë të informuar për gjendjen në terren sa i perket rrjetit elektrik dhe zonave të afektuara nga moti i përkeqësuar.

Asnjë koment

Comments are closed.