24-11-2024

Prishtina kampione, Drita në Evropë, bie Arbëria, Trepça `89 në barazh

Janë mbyllur ndeshjet e xhiros së fundit të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita ka siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane pas fitores kundër Arbërisë e cila e pozicionon klubin gjilanas në vendin e dytë në tabelë.

“Intelektualëve” iu mjaftoi një gol i i Festim Alidemës dhe një gol i Limanit për të siguruar plasmanin në garat evropiane.

Arbëria me këtë humbje nga edicioni i ardhshëm do të bëj gara në Ligën e Parë të Kosovës pasi bie direkt nga elita.

Ballkani ka fituar kryendeshjen e javës së 36-të kundër Prishtinës me rezultat 2-5 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo fitore nuk vlen aspak për “portokallezinjtë” pasi mbesin pa gara evropiane edhe në vitin e dytë prej se janë në garë.

Ndërkohë, Trepça ’89 ka zënë vendin e tetë, pozitë kjo që e dërgon në barazh për mbetje në Superligën e Kosovës, “Industrialistët” barazuan në Podujevë 1:1 me Llapin.

Derisa Feronikeli siguroi mbijetesën falë barazimit 1:1 kundër Llapit e cila gjithashtu shpëtoi nga rënia.

Kujtojmë se Prishtina ka siguruar titullin kampion një xhiro parafundit.

Rezultatet komplete të javës së 36-të:

Prishtina 2:5 Ballkani

Drita 2:0 Arbëria

Llapi 1:1 Feronikeli

Trepça ’89 2:1 Drenica

Besa 1:0 Gjilani.

Asnjë koment

Comments are closed.