Prishtina kampione e Kosovës pas tetë vjetësh
Prishtina është kampioni i i ri i Kosovës në futboll.
Kryeqytetasit e kanë fituar garën në xhiron e parafundit, kur kanë fituar ndaj Gjilanit.
Ndeshja ka përfunduar 1-2.
Gledi Mici dhe Qëndrim Zyba shënuan për bardhekaltrit, ndërkohë që Arbër Çyrbja realizoi për vendasit.
Me këtë fitore, Prishtina është e para me 78 pikë, pesë më shumë se Drita.
Hera e fundit kur klubi nga kryeqyteti e fitoi titullin në Superligë, ishte sezoni 2012/13.
Ky është titulli i 11-të i Prishtinës.