19-04-2024

Pritet bashkëpunim i Prizrenit me Kroacinë në fushën e mjedisit dhe të bujqësisë  

Kryetari i Komunës së Prizrneit, Mytaher Haskuka,  ka pritur në një takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, me të cilën ka biseduar për diasporën shqiptare në këtë vend mik, ku gjysma e tyre janë me prejardhje pikërisht nga Prizrenit.

 

Në njoftimin e komunës, thuhet se për këtë fakt, Kapitanoviq, ka njoftuar që festën e pashkëve sivjet e ka kaluar në fshatin Zym të Hasit.

 

“Lidhjet e qytetit të Prizrenit me Kroacinë historikisht janë shumë më të thella se kaq, dhe këtë e dëshmon edhe fakti që Republika e Dubrovnikut ka pasur konsullatën e saj në Komunën e Prizrenit gjatë kohës së mesjetës, ndërsa për këtë u befasua edhe ambasadorja kroate kur dëgjoi”, thuhet në njoftim.

 

“Me ambasadoren kroate u dakorduam që të kemi bashkëpunim ndërmjet Komunës sonë dhe Kroacisë në fushën e riciklimit të mbeturinave, në fushën e bujqësisë me qytetin e vëllazëruar të Osijekut, si dhe të kemi një konferencë të përbashkët mes afaristëve tanë dhe atyre kroatë”, përfundon njoftimi.
 

 

Asnjë koment

Comments are closed.