18-05-2024

Pritet lirimi i masave në gastronomi dhe heqja e orës policore

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka bërë të ditur se nesër pritet të hyjnë në fuqi masat e reja.

Sipas kësaj shoqate, do të hiqet ora policore dhe do të ketë lirim të masave për sektorin e gastronomisë.

“Pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë, sot janë dhënë propozimet për lirimin e masave në gastronomi dhe heqja e orës policore të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga nesër.

Nga kjo javë përfaqësuesit e SHGK-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë jemi duke shqyrtuar bashkarisht që të mundësojmë sa më shpejtë hapjen e Klubeve të Natës dhe lejimin e organizimit të ahengjeve”, thuhet në njoftimin e tyre.

Asnjë koment

Comments are closed.