05-05-2024

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Malishevë

Në një lokal në Malishevë është raportuar të ketë pasur të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një predhë.

Personi që dyshohet të ketë shtënë me armë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Personi në fjalë është i njohur për policinë.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar.

Asnjë koment

Comments are closed.