19-01-2021

Pritet rëndim i situatës nga reshjet, Drini i Bardhë ka arritur kuotat maksimale

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës pret rëndim të situatës nga reshjet e shiut e borës që mund të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, e që më e theksuar do të jetë në Dukagjin.

Instituti njofton se nivelet në Drinin e Bardhë kanë arritur kuotat maksimale e që bashkë me disa lumenjë tjerë kanë shkaktuar përmbytje.

“Situata Hidrometeorologjike në Kosovë, gjatë këtyre ditëve është e rënduar si pasojë e reshje të shiut me intensitet më të theksuar në Dukagjin, por edhe në pjesë të tjera të vendit, e cila ka shkaktuar ngritje të nivele nëpër lumenj. Më i atakuar është sistemi lumor i Drinit të Bardhë, ku nivelet kanë arritur kuotat maksimale, e disa prej tyre kanë shkaktuar vërshime (Drini Bardhë, Ereniku, Bistrica e Pejës Bistrica e Deçanit, Mirusha, Toplluha) pastaj në pellgu e Ibrit lumenjtë: Ibri, Sitnica, Drenica me degët e tyre. Këto përmbytje në Pellgut e Drinit të Bardhë, paraqesin një periudhë kthyese 20 vjeçare”, thuhet në njoftim.

Problematike janë lumenjtë me karakter të rrëkeve që rrjedhin nga zonat më të lartë malore, teksa shton se situatën së rënduar sidomos në rrafshin e Dukagjinit i ka kontirbuar shkrirja e borës dhe reshjet e shiut që e kanë ngopur tokën me ujë përtej kapaciteteve.

“Aktualisht nëpër lumenjtë me karakter fushorë (Drini bardh, Ibri, Sitnica, Morava Binçës, Lepenci), kanë ngritje të lehtë, ndërsa pas ndërprerjes së reshjeve në shumicën e tjerave, tendenca e niveleve janë në rënie të lehtë”, njofton Instituti.

Sipas parashikimeve të IHK-së, pritet që edhe në ditët në vijim të ketë reshje, më të theksuara në Dukagjin, “prandaj këto edhe më tepër do ta rëndojnë situatën, sidomos me temperaturat pozitive të cilat ndikojnë në shkrirjen e borës së rënë së fundi”.

Asnjë koment

Comments are closed.