Policia ka ndërmarrë veprime ndaj 10 personave në rajonin e Prizrenit, pasi siç thuhet gjatë 24 orëve të fundit nuk kanë respektuar vendimet e qeverisë për luftimin e pandemisë COVID-19.
Në raportin 24-orësh të Policisë, njoftohet së bëhet fjalë për raste të ndara, transmeton Gazeta e Prizrenit.
MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË
- Rr. Rifat Ukimeri, Prizren 12.08.2020-01:30. Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e lëshuare nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
- Rr. Rifat Ukimeri, Prizren 12.08.2020-01:45. Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. I njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
- Rr. Faik Konica, Prizren 12.08.2020-01:45. Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. I njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
- Fsh. Samadraxhë, Suharekë 12.08.2020-01:25. Është raportuar se pas një informate të pranuar në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar gjatë një ahengu familjar janë takuar 50-60 të pranishëm të cilët janë shpërndarë. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
- Rr. Pal Paluca, Prizren 12.08.2020-23:45. Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. I njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
- Rr. Saraçëve, Prizren, 12.08.2020-23:40. Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. I njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
- Rr. Ankara, Prizren 12.08.2020-23:10. Njësitet policore kanë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nuk e kanë respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.