Vjedhje në një pikëkarburanti në Pllavë të Opojës

Në fshatin Pllavë të Opojës (Dragash)  njoftohet për një rast të vjedhjes së parave, raporton ‘Gazeta e Prizrenit’.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur dje, gjatë orëve të mëngjesit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në objektin e pompës me derivate, person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar dhe nga  aty kanë vjedhur një shumë parash”, thuhet në raportin kujdestar të PK-së.

Lidhur me rastin një i dyshuar është intervistuar në stacion policor. /GazetaePrizrenit.net