19-04-2024

Rrokulliset me traktor, lëndohet një person në një fshat të Suharekës

Një person ka pësuar lëndime pas rrokullisej me traktor në fshatin Studeçan të Suharekës.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar duke drejtuar traktorin e tij dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur dhe ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e PK-së.

I njëjti është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit. /Gazeta e Prizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.