Komunikata e plotë:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”;
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”;
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.