Prizren: 18 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spital
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjithsej 153 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale të Kosovës, prej tyre 84 janë të konfirmuar se janë pozitivë me COVID-19.
Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 83 pacientë janë me oksigjenoterapi, prej tyre 6 në respiratorë dhe 10 me CPAP maskë.
Lexo edhe:
Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 50 pacientë, prej tyre 25 me oksigjenoterapi, 2 në respiratorë dhe 1 me CPAP maskë.
Në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar gjithsej 46 pacientë për COVID-19. Më së shumti po trajtohen në Spitalin e Prizrenit, ku gjithsej janë duke u trajtuar 18 pacientë./l.net
Lexo edhe:
Komuna e Prizrenit tregon për rritjen e sigurisë përmes shenjëzimit, por rreziku është në trotuar